Bjellorusi, gjendet i varur gazetari anti-qeveritar

04/09/2010 21:05

Një gazetar, kundërshtar i pushtetit në Bjellorusi, u gjet i vdekur në banesën e tij.

Autoritetet njoftuan se Oleg Bebenin, themelues i faqes së internetit kritikuese e qeverisë, charter97.org, u gjet i varur në banesën e tij ditën e djeshme. Vetë ministri brendshëm njoftoi nisjen e hetimeve dhe trupit po i kryhet autopsia e plotë, për të zbardhur nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.

Por kolegë dhe familjarë të Bebenin kundërshtojnë autoritetet duke u shprehur se i afërmi i tyre nuk ka lënë asnjë shkrim. Sipas tyre Bebenin sapo ishte kthyer nga pushimet e kaluara në Greqi dhe kishte në mëndje shumë projekte të tjera.

Top Channel