“Ashtiani”, Irani proteston ndaj Perëndimit

04/09/2010 20:50

Nëpërmjet agjencisë shtetërore të lajmeve, Irani ka dënuar “ndërhyrjet” e vendeve perëndimore në çështjet e tij të brendshme.

Republika Islamike proteston ndaj reagimit, veçanërisht të Romës dhe të Parisit mbi dënimin e Sakineh Muhamadi Ashtianit, e cila pret ekzekutimin me gurë pas shpalljes si fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Roma dhe Parisi kërkojnë lirimin e menjëhershëm të saj, duke e cilësuar ekzekutimin si një shkelje të hapur të të drejtave të njëriut. Madje Franca shkon edhe më tej teksa me anë të Ministrit të Jashtëm, Bernard Kushner kërkon vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit në rast se Ashtiani ekzekutohet me vdekje.

Top Channel