Zelandë e Re, tërmet pranë qytetit më të madh

03/09/2010 22:25

Një tërmet i fuqishëm me epiqendër në afërsi të qytetit më të madh të Zelandës së Re u regjistrua nga instituti sizmiologjik vendas.

Sipas të dhënave të para, lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 7.0 dhe në një distancë prej 35 kilometrash larg qytetit Kristçërç, qytet me mbi 380 mijë banorë.

Zyrtarët vendas pohojnë se deri më tani përveç raportimeve për dëme të konsiderueshme materiale nuk ka të lënduar, ndërkaq autoritetet vendase hodhën poshtë mundësitë e formimit të një tsunami të fuqishëm në Paqësor.

Top Channel