Rusi, sërish zjarre, viktima në disa rajone

03/09/2010 09:00

Zjarre të reja kanë rënë në rajonin e Volgogradit, në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave flakët kanë shkatërruar rreth 500 banesa, duke lënë të pastrehë rreth 1 mijë persona.

Sipas burimeve, shkak i zjarrëve janë bërë disa kabllo elektrikë të tensionit të lartë, të cilët u këputën nga një erë e fortë.

Ndërkohë, zjarre të tjera janë verifikuar në zonën e Togliatit, ku autoritetet kanë shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme.

Top Channel