Pakistan, shpërthimi, 59 numri i të vdekurve

03/09/2010 21:45

Të paktën 59 persona humbën jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë marshimit të myslimanëve shiitë në shenjë solidariteti për palestinezët, në Kueta, qytet në jug-perëndim të Pakistanit.

Ndërkohë që 160 të tjerë janë plagosur.

Siç raporton BBC, ky është sulmi i dytë që ndodh në Pakistan gjatë kësaj jave.

Mbi 30 persona humbën jetën në Lahore pas tre sulmeve kamikazë.

Pamjet televizive në Kueta tregojnë panik dhe të plagosur që vrapojnë nëpër rrugë.

Mes të plagosurve, siç raporton BBC, ka edhe gazetarë.

Marshimi apo protesta paqësore zhvillohen çdo vit, të premten e fundit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, në përkrahje të kërkesave të palestinezve për të patur shtetin e tyre.

Top Channel