Pakistan, shpërthejnë bomba, viktima

03/09/2010 14:25

Të paktën 22 persona humbën jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë marshimit të myslimanëve shiitë në shenjë solidariteti për palestinezët, në Kueta, qytet në jug-perendim të Pakistanit.

Shume te tjere u plagosen. Fill pas shperthimit u degjuan te shtena. Sic raporton BBC, ky eshte sulmi i dyte qe ndodh ne Pakistan gjate kesaj jave. Mbi 30 persona humben jeten ne Lahore pas tre sulmeve kamikaze. Pamjet televizive ne Kueta tregojne panik dhe te plagosur qe vrapojne neper rruge.

Mes te plagosurve-sic raporton BBC- ka edhe gazetare. Marshimi apo protesta paqesore zhvillohen cdo vit, te premten e fundit te muajit te Shenjte te Ramazanit, ne perkrahje te kerkesave te palestinezeve per te patur shtetin e tyre.

Top Channel