OKB: Takim për cmimet e ushqimeve

03/09/2010 14:50

Agjencia e OKB-së për ushqimin ka bërë thirrje për një takim të posacëm të politikanëve për të diskutuar rritjen e fundit të cmimeve të ushqimeve.

Apeli vjen pasi kryeministri rus Vladimir Putin zgjati embargon e vendosur ndaj vendit të tij për eksportin e grurit.

Ky veprim rriti frikën se cmimet e ushqimeve dhe artikujve të ndryshëm mund të vazhdojnë të rriten. Takimi i propozuar do të mbahet më 24 shtator në Romë, ka bërë të ditur Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën, FAO.

“Në javët e kaluara, tregjet ndërkombëtare të drithrave pësuan një rritje të papritur për shkak të rritjes së cmimit të grurit dhe shqetësimeve se prodhimi i këtij produkti do të reduktohej”, ka deklaruar FAO.

Qëllimi i këtij takimi është që vendet eksportuese të angazhohen në bisedime konstruktive për të gjetur masa të përshtatshme ndaj situatës së krijuar.

Top Channel