Obama: Po shkojmë drejt ditëve më të mira

03/09/2010 17:15

“Po shkojmë drejt ditëve më të mira. Ekonomia po shkon në drejtimin e duhur”. Kështu është shprehur Barack Obama duke folur për krizën ekonomike në SHBA.

Presidenti amerikan i ka konsideruar si “një lajm pozitiv” të dhënat e fundit mbi punësimin për muajin gusht, nga të cilat rezulton se vendet e punës janë rritur me 69 mijë njësi në sektorin privat, ndërsa niveli i papunësisë ka mbetur në 9,6%, një shifër stabël krahasuar me muajin korrik.

Top Channel