Navigonte në faqe porno, dorëhiqet ministri

03/09/2010 15:10

Skandali i radhës në qeverinë laburistë të Gallesit të Ri të Jugut: një ministër ka dhënë dorëheqjen pasi është zbuluar se navigonte në faqe pornografike në internet.

Titullari i Ministrisë së Porteve dhe Korrenteve Ujore, Paul McLeay ka dhënë dorëheqjen pasi një e përditshme e kishte paralajmëruar për publikimin e një raporti mbi përdorimin e web-it nga ana e parlamentarëve.

Në dokument thuhej se McLeay viziton rregullisht faqe porno dhe lojëra fati në rrjet.

Ai është ministri i nëntë që jep dorëheqjen që prej zgjedhjeve të 2007-ës në Australi.

Top Channel