Meksikë, ekzekutohet 27 trafikantë

03/09/2010 02:40

Të paktën 27 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen nga përleshjet mes ushtrisë dhe bandave të narkotikut në veri të Meksikës ditën e enjte.

Lajmi njoftohet nga mediat vendase, të cilat raportojnë se banda e një zone në Monterrej ka reaguar me hapje zjarri ndaj ndërhyrjes së ushtrisë në terrenin e saj.

Monterrej mbetet një ndër qytetet më problematikë të Meksikës, ku vepron banda e “Los Zetas” dhe është kthyer në një arenë dhune të përditëshme.

Top Channel