Japonia, sanksione të reja ndaj Iranit

03/09/2010 09:25

Japonia ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Masat e reja, që shkojnë përtej atyre të vendosura nga Këshilli i Sigurimit, ndalojnë transaksionet bankare me disa banka iraniane dhe investimet ne fushën e energjitikës.

Japonia aprovoi sanksionet ndaj Iranit muajin e kaluar, por Shtetet e Bashkuara i kanë bërër thirrje Tokios zyrtar që të marrë masa më të ashpra.

Shumë shtete i druhen programit bërthamor iranian pasi dyshojnë se do të përdoret për të ndërtuar armë atomike, por Teherani vazhdon të insistojë se programi ka vetëm qëllime paqësore.

Japonia është një nga importuesit më të mëdhenj të naftës së papërpunuar të Iranit, por ndaj importeve qeveria japoneze nuk vendosi ndonjë kufizim.

Top Channel