Irani: Bisedimet për paqen do dështojnë

03/09/2010 12:10

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se negociatat për paqen mbi Lindjen e Mesme që nisën dje në Uashington do të dështojnë.

“Negociatat kanë lindur të vdekura”, ka deklaruar Ahmadinejad gjatë një fjalimi në Teheran, me rastin e ditës për Jeruzalemin, në mbështetje të palestinezëve.

Presidenti ka sulmuar sërish Izraelin, duke u shprehur se popujt e rajonit janë në gjëndje ta zhdukin regjimin hebre nga arena ndërkombëtare.

Ditën e djeshme, pas insistimit të Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesit e Izraelit dhe Palestinës shtrënguan duart dhe nisën negociatat.

Top Channel