Hamas, thirrje për sulme ndaj Izraelit

03/09/2010 14:10

Militantët në Gaza kanë bërë thirrje për të shtuar sulmet kundër Izraelit, pas nisjes së bisedimeve direkte mes liderëve izraelitë e palestinezë.

Një zëdhënës i lëvizjes islamike të Hamas ka deklaruar se 13 grupe kanë bashkuar forcat për të kryer sulme me efikase.

Në Izrael, aktivistët e krahut të djathtë dënuan gjithashtu bisedimet e nisura në Uashington.

I dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme deklaroi më herët se bisedimet mes kryeministrit izraelit Netanyahu dhe liderit palestinez Mahmoud Abbas ishin konstruktive.

Bisedimet në Departamentin e Shtetit, të parat pas 20 muajsh ndërprerje, u arritën me iniciativë të presidentit Barack Obama, i cili u dha të dyja palëve një vit kohë për të gjetur një zgjidhje.

Delegacioni izraelit dhe ai palestinez ranë dakord që të takohen sërish në Lindjen e Mesme brenda dy javësh.

Top Channel