Dubai, rrëzohet avioni, viktima

03/09/2010 21:15

Një avion kargo i korrierit ndërkombëtar UPS është rrëzuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara gjatë manovrave të ngritjes për fluturim.

Sipas lajmeve të bëra të ditura nga UPS, dy anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën.

Avioni ka rënë brenda bazës ushtarake Nad Al Sheba dhe jo në autostradë, siç ishte bërë e ditur pak kohë pas aksidentit tragjik. Boing-u , që ishte nisur për në Gjermani, mendohet se ka pasur një problem teknik.

Ai  kishte marrë flakë përpara rrëzimit. Dëshmitarët e kanë përshkruar avionin si një top të zjarrtë nga flakët. Në 2009-ën një avion sudanez u rrëzua në shkretetirën e Dubait, duke shkaktuar 6 viktima, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit.

Top Channel