Belgjikë, dështojnë negociatat për qeverinë

03/09/2010 18:05

Ka dështuar tentativa e liderit socialist Elio di Rupo për të formuar një qeveri koalicioni në Belgjikë.

Shumë media belge në internet kanë bërë të ditur dështimin e bisedimeve mes forcave kryesore politike frankofone dhe faminge të vendit.

Di Rupo, i cili ishte zgjedhur si kryeministri i ri i mundshëm belg, ka vendosur të shkojë tek mbreti Alberto II për ta vënë në dijeni për bllokimin e bisedimeve.

Top Channel