Sulm masiv rus mbi Ukrainën/ Digjet monumenti historik i Kievit, pesë të vdekur
Gjigandi i naftës, “British Petroleum” ka deklaruar se batica e zezë në Gjirin e Meksikës i ka kushtuar grupit deri më sot rreth 8 miliardë dollarë.
Sipas kompanisë, shuma në fjalë përfshin të gjitha shpenzimet e kryera për të ndalur derdhjen e naftës, pastrimin e Gjirit të Meksikës dhe shumat e caktuara për shtetet e prekura.
“BP” ka kujtuar gjithashtu se ka mundësuar krijimin e një fondi prej 20 miliardë dollarësh për të dëmshpërblyer viktimat.
Ndërkohë, Gjiri i Meksikës kaloi një tjetër makth, pasi një tjetër platformë nafte shpërtheu ditën e djeshme, për fat të mirë pa shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Top Channel