PD: Rama vijon me gjobat 20 për qindëshe

02/09/2010 21:00

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat për gjobëvënie ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS.

Në një konferencë për shtyp, deputeti Gjergji Papa ka deklaruar se gjobat e vendosura nga Rama arrijnë në qindra mijëra euro.

“20 për qind është bërë emri i dytë i Edvin Ramës. Gjoba prej 20% që në këtë kontratë arrin vlerën 100 mijë euro është arsyeja përse Edvin lepri nuk lejon të ndërtojnë kompani të huaja”, ka pohuar Papa.

Top Channel