Lezhë-Shkodër, aksidentohet motociklisti

02/09/2010 10:45

Një tjetër aksident automobilistik është shënuar në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.

Në aksident është përfshirë një automjet tip golf me targe TR 3529 G me një motor si dhe më pas automjeti duke tentuar të shmangë motorin është përplasur me një autobus me targa te Podgorices. Si pasoje e ketij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motocikletes nje 28-vjecar i quajtur Tonin Zef Ballkuqi nga fshati Kukel.

I demtuari eshte derguar menjehere per ne spitalin e Lezhes ne gjendje te rende shendetesore ndersa burime nga bluzat e bardha theksojne se ai ka pesuar fraktura te medha. Pothuajse cdo dite gjate kesaj jave ne qarkun e Lezhes jane regjistruar aksidente ku nje prej mjeteve te perfshira eshte nje motociklete. Megjithese here pas here nga uniformat blu te qarkullimit rrugor po punohet ne ndalimin dhe sekuestrimin e ketyre mjeteve motorrike, si pasoje e mosrespektimit te rregullave apo udhetimit pa mjete mbrojtese serish ne akse te ndryshme rrugore motorrat jane mjaft te pranishem dhe shpesh edhe burim aksidentetsh.

Top Channel