Gejts shkon në Irak
01/09/2010 08:55
Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka shkuar sot në Irak. Një ditë më parë, përfunduan formalisht operacionet e luftimit nga trupat amerikanë në vend.
Gejts do të marrë pjesë në Bagdad në ceremoninë e largimit të komandës amerikane.
Presidenti Obama deklaroi fundin e luftës në Irak, por nuk foli për fitore.
Top Channel