Turqi, 4 fëmijë vdesin në frigorifer

30/08/2010 21:35

Kufomat e katër vëllezërve të moshës 6 dhe 11 vjeç janë gjetur në frigoriferin e një banese në Tavsancali, në Turqi.

Sipas autoriteteve lokale, me shumë mundësi bëhej fjalë për një aksident.

Fëmijët të cilët kishin dalë nga shtëpia për të shkuar të luajtur, kanë hyrë në frigoriferin e një shtëpie të braktisur, porta e të cilit është mbyllur dhe bllokuar.

Ngrirësi nuk ishte në funksion dhe vëllezërit kanë vdekur të asfiksuar.

Top Channel