Sllovaki, identifikohet vrasësi

30/08/2010 16:10

Ishte 50 vjeç personi që ka hapur zjarr në Bratisllavë mbi disa kalimtarë duke vrarë katër gra dhe dy burra dhe që më pas, pasi ka plagosur disa te tjere, ka vrarë veten.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i policisë sllovake në një konferencë për shtyp.

Fillimisht u fol se vrasësi ishte 15 vjeç.  50 vjeçari ka ekzekutuar një familje rome duke qëlluar nga dritarja e një banese pranë shkollës së mesme.

Top Channel