SHBA, kujtohet 5-vjetori i tragjedisë në Nju Orleans

30/08/2010 12:00

Në Shtetet e Bashkuara kujtohet pesë vjetori i tragjedisë që shkaktoi uragani Katrina në Nju Orleans.

Por presidenti Barak Obama, që ishte në Luziana këtë të diel, pervec uraganit foli edhe për katastrofën tjeter, atë të naftës në Gjirin e Meksikës.

“Do të jemi pranë jush deri sa gjërat të vihen në vijë dhe rajoni të kthehet në gjendjen e mëparshme.Po ashtu edhe përgjegjësit do të përgjigjen para drejtësisë”, tha Obama.

Kreu amerikan premtoi se puna në Nju Orleans do të vazhdojë derisa situata të jetë si më parë ose ndoshta më mirë.

Uragani Katrina që preku zonën la mbi 1800 të vdekur dhe shkaktoi dëme materiale që arritën deri në 125 miliardë dollarë.

Top Channel