Rusi, gjendet ari i carit

30/08/2010 18:20

Ndoshta gjendet në liqenin Baikal, ari i carit që admirali Kolciak po tentonte ta çonte jashtë vendit për t’ia fshehur bolshevikëve.

Thesari është lokalizuar nga batiskafi rus “Mir 2”.

Gjysma e rezervave të arit ishte spostuar në 20 vitet e fundit nga Shën Peterburgu në Tatarstan dhe më pas në Siberi, për t’u ngarkuar më pas në një tren që duhet të mbërrinte në Irkutsk.

Por treni doli nga shinat dhe u përmbys në ujërat e Baikalit, duke qëndruar në fund.

Top Channel