Masakër në Sllovaki, adoleshenti vret 6 vetë

30/08/2010 12:55

Një person ka qëlluar me armë duke shkaktuar vdekjen e gjashtë shtetasve dhe plagosjen e 14 të tjerëve, në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, të cilave u referohen ato ndërkombëtarë.

Mësohet se personi që hapi zjarr, për të cilin thuhet se ishte një adoleshent, është vetëvrarë, ndërsa dëshimtarët thonë se para aktit ai dukej i droguar dhe i dehur.

Mes të lënduarve është edhe një fëmijë 5 vjec. Për momentin nuk dihen motivet e kësaj tragjedie.

Top Channel