Kili, minatorët flasin me familjet

30/08/2010 09:30

Minatorët kilianë të bllokuar në një minierë në veri të vendit që prej datës 5 gusht, kanë arritur të komunikojnë që të gjithë me familjet e tyre.

Sipas televizionit britanik BBC, cdo minator ka folur rreth një minutë me një përfaqësues të familjes, të cilëve psikologu u këshilloi që të flisnin me optimizëm për të mbajtur lart moralin e tyre.

Fizikisht minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore por sipas disa burimeve, orët e fundit kanë pasur disa irritime në lëkurë për shkak të të temperaturës në 700 metra thellësi ku ata ndodhen.

Ndërkohë, punimet me trapanin gjigand për hapjen e një vrime me diametër 66 cm do fillojnë ditën e sotme. Sipas përllogaritjeve, minatorët do të mund të shohin dritën e diellit vetëm pas 3-4 muajsh.

Top Channel