Gheddafi, propagandë fetare

30/08/2010 17:05

“Duhet besuar në një fe të vetme: Islamin”. Kështu është shprehur Muammar Gheddafi gjatë një takimi me 200 vajza.

Sipas deklaratave të një prej të pranishmeve, Koloneli ka theksuar se “Muhamedi është profeti i fundit dhe Islami është feja e vetme që duhet ndjekur”.  

Duke folur për pozicionin e gruas në shoqëri, Gheddafi ka deklaruar se femrat janë më të respektuara në Libi sesa në Perëndim.

Ai ka theksuar se në Perëndim grave u lejohet të bëjnë punë që nuk janë në përputhje me fizikun e tyre, duke sjell shembullin e minatorit.

Top Channel