Ekonomia, Obama: Nuk kam shkopin magjik

30/08/2010 13:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se nuk ka shkopin magjik për të zgjidhur problemet me të cilat ëshë përballur ekonomia amerikane.

Në një intervistë për NBC, Obama kërkoi nga Kongresi Amerikan që të marrë masa thelbësore, sic është ajo e borxheve ndaj ndërmarrjeve të vogla.

“Ekonomia është ende në fazë rritjeje, por jo në masën që duhej”, tha Shefi i Shtëpisë së Bardhë. Sipas tij ka shumë masa që duhet të merren në të ardhmen.

Top Channel