Aksident në Kalimash, humbin jetën nënë e bijë

30/08/2010 22:20

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, 2 kilometra në dalje të tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me targa Kosove me një kamion me targa Kukësi, dy shtetase kosovare kanë gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve viktimat janë Ganimete Sabedini 28 vjeç dhe vajza e saj Olsa 18 muajshe. Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë edhe dy anëtarët e tjerë të familjes Sabedini, Ganimet Sabedini, 33 vjeç dhe i biri Olsi, 4 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë që si pasojë e aksidentit radha në hyrje të tunelit ka shkuar rreth 3 kilometra, çka solli bllokimin e përkohshëm të trafikut.

Autostrada Durrës-Kukës është një ndër akset me trafik më të populluar në këtë fundmuaj, pasi mijëra shtetas kosovarë kthehen në vendin e tyre pas pushimeve. Në më pak se 24 orë kjo autostradë regjistron 3 viktima, pas asaj të një nate më parë kur një tjetër shtetas u përplas për vdekje teksa përpiqej të kalonte rrugën në aksin Kukës-Morinë.

Top Channel