Shkodër, ekzekutohet efektivi i Policisë Rrugore

29/08/2010 12:20

Një efektiv i Policisë Rrugore të drejtorisë së qarkut Shkodër u gjet i ekzekutuar në anë të rrugës, në fshatin Rec të komunës Shkrel.

Kolë Ndreshaj 41 vjec, lindur dhe banues në Shkodër me gradën “inspector”, mendohet të jetë qëlluar për vdekje nga dy armë të ndryshme.

Policia e Shkodres pohon se efektivi eshte vrare ne krye te detyres dhe se vrasja llogaritet te kete ndodhur rreth ores 2:20 minuta te mesnates te se dieles. Viktima ishte punonjes i njesise rajonale te qarkullimit rrugor te ketij qarku.

41 vjecari ishte i veshur me uniformen e policit rrugor dhe referuar te dhenave te vendit te ngjarjes, ai po kthehej me motor per ne shtepi, pasi kishte perfunduar sherbimin. Dyshohet se atij i eshte zene prite ne nje rruge dytesore ne nje distance te mjaftueshme larg aksit nacional Koplik-Shkoder.

Gjate veres qyteti i Shkodres eshte tronditur nga vrasje te shumta, me te rendat e te cilave jane krimi ne nje familje ne fshatin Samirsh ku nje kryefamiljar ekzekutoi te shoqen dhe te bijen dhe nje krim tjeter po ne familje ku nje 52 vjecar vrau bashkeshorten ne prani te femijeve te mitur. Po keshtu, pak dite me pare, nje 23 vjecar u vra ne deren e shtepise se tij nga kater persona.

Top Channel