Pakistan, 2 qytete rrezikojnë përmbytjen

29/08/2010 11:25

Shirat e shumtë që kanë përfshirë Pakistanin rrezikojnë të shkaktojnë një tragjedi të paprovuar më parë në vendin aziatik.

Lumi Ind është fryrë deri në atë masë sa kërcënon me përmbytjen e plotë të dy qyteteve fantazmë me mbi 400 mijë banorë. Që prej fillimit të gushtit, mbi 7 milionë njerëz janë larguar nga zona e Sindit.

Kjo është konsideruar tragjedia më e madhe natyrore në historinë e Pakistanit. Sipas organizatave humanitare, ndihmat nuk mund të arrijnë të gjitha në destinaconin e tyre për shkak të vështirësive të shumta.   

Top Channel