Zihen mjekët gjatë lindjes, probleme për fëmijën

28/08/2010 17:30

Një sherr mes dy mjekëve në sallën e lindjes në Poliklinikën e Mesinës, në Itali, ka shkaktuar pasoja të rënda ndaj një gruaje që ishte duke lindur.

Fëmija ka pasuar dy arreste kardiakë dhe dëme celebrale.

Bashkëshorti i pacientes ka denoncuar ngjarjen dhe menjëherë është hapur një hetim.

Drejtuesit e spitalit kanë pezulluar nga puna dy mjekët.

Top Channel