Pakistan, lumi Ind del nga shtrati

28/08/2010 14:45

Lumi Ind ka dalë nga shtrati në provincën jugore të Sindit në Pakistan ku prej tre ditësh rreth 1 milionë persona janë evakuuar.

Sipas të dhënave meteorologjike, gjatë ditëve të ardhshme priten përmbytje të reja, prandaj të larguarit nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ushtria po punon për të vendosur barriera të larta por alarmi është i pranishëm edhe në shumë distrikte të tjera. Mes të përmbyturve janë të paktën 72 mijë fëmijë të cilët rrezikojnë vdekjen për shkak të kequshqyerjes.

Top Channel