Minatorët, në kërkim të zgjidhjeve të reja

28/08/2010 18:00

Janë duke u shqyrtuar strategji të reja për të pakësuar kohën e parashikuar për të nxjerrë nga nëntoka 33 minatorët që janë bllokuar në një thellësi 700 metra.

Qeveria e Kilit po punon për një plan B, që parashikon shfrytëzimin e kanalit të realizuar nga sonda e fundit në pikën ku gjenden minatorët.

Ndërkohë që për gërmimin e galerisë, punimet do të fillojnë mes së dielës dhe të hënës.

Top Channel