Lindje e Mesme, BE nuk do të jetë në negociata

28/08/2010 21:40

Më 21 shtator në Uashington do të fillojnë negociatat për paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve, por pa Bashkimin Evropian.

Kreu i diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, ka bërë të ditur se do të jetë në Kinë për një impenjim të caktuar më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i saj duke iu përgjigjur kritikave të ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kouchner.

Top Channel