Jemen, sulm i Al Kaedës, tetë të vdekur

28/08/2010 21:45

Tetë ushtarë të Jemenit kanë humbur jetën në një sulm të kryer ndaj postbllokut të tyre në provincën e Abyane.

Lajmin e ka bërë të ditur një përgjegjës i sigurisë, duke ia atribuar sulmin rrjetit terrorist të Al Kaedës.

Ushtarët janë sulmuar në momentin e ndërprerjes së Ramazanit “nga katër persona të armatosur me mitrolozë dhe raketahedhëse”.

Shtatë prej viktimave mbetën të vdekur në vend, i teti humbi jetën në spital.

Top Channel