Interneti, Merkel: Jo rregullave në 360 gradë

28/08/2010 16:05

Jo një rregullimi në 360 gradë të internetit. Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel, duke mbështetur mbrojtjen e privatësisë.

“Shteti duhet të mbrojë sferën private të qytetarëve, – thotë Angela Merkel në një intervistë për Bild, – dhe për këtë qeveria është përfshirë në një debat të ashpër”.

“Por një ndërhyrje legjislative për të rregulluar internetin në të gjitha fushat, nuk është i nevojshëm. Qytetarët duhet të kuptojnë se ligji i privatësisë duhet të ruajë hapin e ndryshimeve të internetit”, është shprehur ajo.

Top Channel