Gjeorgji, shpërthim në minierë, 3 të vdekur

28/08/2010 16:20

Shpërthimi në një minierë karboni në Tkibuli, në Gjeorgji, ka shkaktuar vdekjen e tre punëtorëve dhe plagosjen e 7 të tjerëve.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Interfax.

Shpërthimi ka ndodhur dje në mbrëmje kur në minierë ishin duke punuar 11 punëtorë.

Sipas hetimeve të para, rrjedhja e metanit mund të jetë shkaktuar nga mungesa e kujdesjes.

Në marsin e shkuar në të njëjtën minierë humbën jetën katër minatorë.

Top Channel