Chris Brown, gjykatesja e lavdëron

28/08/2010 09:30

Chris Brown po sillet në mënyrë korrekte. Kjo është ajo cfarë thuhet në relacionin e gjykatës ku këngëtari 21 vjecar po gjykohet për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës, Rihanna.

“Po silleni mjaft mirë dhe po bëni një punë të mirë”, i ka thënë gjykatesja Patricia Schnegg. Ajo ka shtuar se Brown ka kryer një punë konstante në komunitet për rreth 6 muaj në shtetin e Virginia-s.

“Unë mendoj se ke bërë shumë progres gjatë muajve të fundit”, shtoi ajo. Chris Brown do shkojë sërish në gjykatë në datën 18 nëntor për t’u njohur me relacionin e ri.  

Top Channel