Britani, evakuohet British Museum

28/08/2010 19:15

Rreth 8 mijë vizitorë të British Musem janë evakuuar pasi disa prej tyre kanë ndjerë një “aromë të çuditshme”. Dhjetë turistë kanë pasur edhe “irritim të fortë në sy”.

Lajmin e ka bërë të ditur policia duke shpjeguar se ngjarja, shkaqet e të cilës nuk dihen ende, ka ndodhur rreth orës 12:50.

Muzeu, në zemër të Bloomsbury të Londrës, është cilësuar si i sigurtë vetëm në orën 17:00.

Top Channel