Venecia homazh për Bruce Lee

27/08/2010 12:25

Në ditën e parë të Festivalit të Filmit në Venecia do të bëhet një homazh për Bruce Lee, një mit për artet marciale në kinema, me rastin e 70 vjetorit të lindjes.

Dhe për herë të parë, si film i dytë i mbrëmjes së hapjes, do të shfaqet filmi i ri të Andrew Lau, ‘Legend of the Fist: The Return of Chen Zhen’, episodi i tretë i heroit të sjellë në ekran nga vetë Lee.

Fillimisht Zhen ka qënë në filmin e Lee “Nga Kina me furi” (1972) dhe më pas është sjell nga Jet Li në “Grusht dhe legjendë” (1994) të Gordon Chan.

Top Channel