Theron magjeps edhe në moshën 35 vjecare

27/08/2010 18:55

Aktorja afrikano-jugore Charlize Theron ka një të shkuar si modele dhe kjo nuk do shumë të kuptohet nëse shikojmë setin e fundit të fotove të saj në revistën “Elle”.

35 vjecarja zotëron një bukuri me përmasa botërore sa edhe në këtë moshë ajo arrin të magjepsë me pozat seksi dhe provokuese.

Kohët e fundit ka dalë në treg filmi i saj “The Road” nga John Hillcoat, por Charlize Theron u bë e njohur me “Avokati i Djallit”, “24 orë” e mbi të gjitha me filmin “Monster”, me të cilin fitoi cmimin Oscar si Aktorja më e Mirë ne vitin 2004.

FOTO GALERI
1/3
Aktorja pozon për revistën “Elle”

Top Channel