Jordani, mbretëresha e popullit në prag të 40 vjetorit

27/08/2010 17:45

Në datën 31 gusht, mbretëresha e Jordanisë, Rania mbush plot 40 vjec, por edhe për këtë datë, ajo nuk ka caktuar asgjë eveniment të vecantë, pasi do vazhdojë t’i përkushtohet asaj që e ka bërë shumë të dashur në popull, jetë humanitare dhe aktiviteteve në ndihmë të njerëzve në nevojë.

E lindur në vitin 1970 nga prindër palestinezë, Rania ka deklaruar shumë herë se titullin mbretëreshë e ka falë martesës me mbretin Abdullah dhe se për ta merituar duhet të përballet cdo ditë me realitetin.

“Duhet t’u shërbejmë njerëzve dhe t’i ndihmojmë”, ka thënë sovrania në një intervistë të dhënë kohët e fundit. Ajo qëndron në këtë pozitë që 11 vjet më parë kur princi u bë mbret. Fushat ku ajo punon janë të drejtat e fëmijëve dhe grave dhe prej kohësh ajo po përpiqet të modifikojë ligjet për t’u dhënë më shumë hapësira.

Rania ka marrë pjesë në shumë projekte në Jordani po edhe jashtë kufijve të vendit. Në fillim të këtij viti ajo përdori imazhin e saj për të rikonstruktuar një shkollë në Jeruzalem ku studiojnë mijëra fëmijë arabë. Ajo është pjesëtare edhe në organizatën World Economic Forum dhe sikur të mos mjaftonte kaq, Rania shfaqet edhe si një shkrimtare. Puna e saj më e fundit është libri “Swap Sandwich”, një rrëfim narrativ për fëmijët.

Top Channel