Hoffman rikthehet tek “Të prezantoj të mitë”

27/08/2010 11:45

Dustin Hoffman do të jetë sërish pjesë e “Të prezantojë të mitë”.

Vazhdimi i filmit është regjistruar me më pak buxhet se parashikimi dhe për këtë është arritur një marrëveshje me Hoffman.

Sipas Deadline, disa skena do të regjistrohen duke integruar pjesët ku luan aktori, mes së cilave edhe një skenë finale ku të gjithë protagonistët do të jenë së bashku.

Në ekrane do të kemi mundësinë të shikojmë sërish së bashku Ben Stiller, Robert De Niro, Owen Wilson dhe për herë të parë në këtë film Jessica Alba-n.

Top Channel