“Kishte njerëz që vraponin dhe më pas…”/ Koncerti i këngëtares së njohur kthehet në tragjedi, tekniku humb jetën pasi shembet skena ku do të performonte Shakira
Regjisori amerikan me origjinë italiane, Francis Ford Coppola do të marrë cmimin Oscar të karrierës gjatë ceremonisë së ardhshme që do të zhvillohet në Los Angeles.
Krijuesi i “Kumbari” dhe “Apokalipsi” që i ka fituar 4 statuja të arta në të shkuarën, do të nderohet edhe me cmimin e karrierës si “producenti që me punën e tij reflekton në mënyrë konstante prodhimin kinematografik të cilësisë së lartë”.
71 vjecari ka meritë të madhe edhe në zbulimin e regjisorit George Lucas, i cili ka drejtuar suksesin e madh hollivudian “Lufta e Yjeve”. Me cmimin e karrierës do nderohet edhe francezi Jean Luc Godard si dhe aktori amerikan 94 vjecar Eli Wallach.
“Do të jetë një nder të japim cmimet e karrierës për këta personazhe që me punën e tyre kanë influencuar gjithë industrinë kinematografike”, u shpreh presidenti i Academy Awards, Tom Sherak.
Top Channel