Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e filmave horror, “Samara”
Aktorja amerikane Marilyn Monroe është cilësuar si bjondja më e bukur e të gjitha kohërave.
Ish ylli i ekranit ka konkuruar në një garë të fortë ku kundërshtare kishte ikona të tjera si, Cameron Diaz, Madonna apo Scarlett Johansson. Vendin e dytë në këtë garë e mban Grace Kelly, bukuroshja që u martua me princin Ranieri III, e ndjekur nga Brigitte Bardot dhe Cameron Diaz.
Votimi është realizuar nga kompania “Clairol Nice ‘n Easy”. Zëdhënësi i saj tha se është e cuditshme që edhe tani që ka kaluar rreth gjysme shekulli nga vdekja, Monroe vazhdon t’i magjepsë njerëzit me bukurinë e saj. Në këtë renditje Madonna mban vendin e 11-të, ndërsa Gwen Stefani e 14-ta.
Top Channel