Dekorohet polici anglez

26/08/2010 21:00

Presidenti i Republikës ka dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes oficerin, ndërlidhës britanik në Shqipëri Ben Suanson.

Gjatë dekorimit, ambasadorja britanike në Shqipëri, është shprehur se, partneriteti midis dy vendeve është shumë i rëndësishëm dhe se qeveria britanike pret nga Shqipëria të konsolidojë progresin për të luftuar krimin e organizuar në kuadër të përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ndërsa ministri i Brendshëm Lulzim Basha u shpreh se, Shqipëria është një vend që jo vetëm nuk eksporton pasiguri dhe krim, por jep një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar transkufitar, si edhe jep kontribut kundër trafiqeve ilegale.

Top Channel