Susan Boyle do të këndojë për Papën

25/08/2010 13:05

Susan Boyle do të këndojë për Papa Benediktin XVI gjatë vizitës së tij muajin e ardhshëm në Skoci.

Ajo do të performojë gjatë celebrimit që do të bëjë Ati i Shenjtë në Glasgow Bellahouston Park, më 16 shtator.

49 vjeçarja nga Blackburn në West Lothian, pritet të këndojë tre këngë, mes së cilave edhe “I Dreamed A Dream”, që e bëri të famshme në “Britain’s Got Talent”.

Duke folur për gazetën “Daily Record” ajo theksoi se të këndosh para Papës “është një nga endërrat e mia që bëhet realitet”.

Top Channel