Pakistani, OKB apel për ndihma
25/08/2010 18:25
OKB ka apeluar për përshpejtimin e proçedurave të ndihmave humanitare për të ndihmuar popullin pakistanez pas përmbytjeve të katastrofike të cilat goditën vendin për disa muaj.
Në një raport të tyrin, Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje dërgimin e ndihmave sa më parë. Sipas OKB-së, rreth 800 mijë persona në veri të Pakistanit mbeten të izoluar për shkak të ujërave dhe kanë nevojë të menjëhershme për ushqime dhe ndihma të para mjekësore.
Shirat e denduar të cilët goditët fillimisht Pakistanin Verior e më pas jugun e vendit shkaktuan rreth 1700 të vdekur dhe miliona të pastrehë. Në bilancet e autoriteteve vendase rreth 25 milion njerëz u prekën nga katastrofa natyrore.
Top Channel