Meksikë, ylli i telenovelave rrezikon helmimin

25/08/2010 16:45

Aktorja e njohur në Amerikën e Jugut, Gabriela Spanic, është përfshirë në një ngjarje të denjë vetëm për telenovelat ku ajo vetë është protagoniste.

Spanic rrezikoi jetën pasi është helmuar nga asistentja personale bashkë me djalin, gjyshen dhe vajzën e saj. “La Usurpadora”, “La Venganza” janë dy telenovelat më të famshme ku ka luajtur ish modelja 36 vjecare venezueliane me baba kroat.

Policia meksikane ka vënë në pranga asistenten e saj me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. 24 vjecarja Marcia Celeste Fernandez Babio ka helmuar për muaj të tërë ushqimin e familjes së aktores me sulfat amoniaku.

Sipas mediave, ndoshta asistentja ishte lodhur duke jetuar nën hijen e aktores së famshme dhe cdo ditë për rreth 4 muaj, ajo hidhte helm në ushqim. Aktorja filloi të kishte dhimbje koke, marrje mendsh e lodhje dhe vetëm rezultatet e analizave nxorrën në dritë tentativën e asistentes për ta helmuar.   

Top Channel