Këngëtarja amerikane 41 vjecare Mariah Carey pret një fëmijë.

Këtë e konfirmojnë pamjet e filmuara nga një fans fundjavën e kaluar në Barretos Cowboy Festival të San Paolos ku këngëtarja shfaqet me një këmishë të gjerë. Këtë e konfirmon edhe një deklaratë që këngëtarja ka bërë në Twitter, e cila të le të kuptosh se Carey pret fëmijën e saj të parë.

“Ishte fantastike. Sonte për mua ishte e vështirë për arsye personale por më këni ndihmuar ta kaloj me sukses”, thekson këngëtarja. Pak kohë më parë, Carey dhe bashkeshorti Nick Cannon u fotografuan duke dalë nga një klinikë për fertilitetin.

Top Channel